Kompania “Neranxi” ka një rrjet dyqanesh shumice dhe pakice Organic Market në të katër anët e Shqipërisë, në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, duke ndërtuar kështu zinxhirin e pikave të shitjes sipas modelit amerikan.Një specifikë e dyqaneve Neranxi, është se krahas produkteve të paketuara, konsumatori mund të gjejë edhe produkte të hapura, ku ai mund ta shohë dhe ta provojë atë para se të vendosë ta blejë. “Neranxi” në kuadër të përzgjedhjes së kujdesshme dhe studimit permanent të tregut, ka menduar të sjellë produkte për një target njerëzish të veçantë të cilët janë intolerantë ndaj disa përbërësve ushqimorë, që kanë patologji të ndryshme, por edhe për ata që duan të ruajnë linjat, një ide që ngjan shumë avangarde, por që ka rezultuar e suksesshme dhe e përkrahur masivisht që në nisje të saj.