• Home
  • shops
  • about-us
  • Contact us

Qendra Tregëtare Tirana Ring Center kërkon të punësojë: "Kasier/e prane Parkingut"

Aftësi të shume te mira komunikimi dhe bashkepunimi;
Njohuri të mira kompjuterike;
Aftësi të mira organizative dhe pune ne grup;
Eksperienca te meparshme pune ne fusha te ngjashme perbejne avantazh;

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi në adresën elektronike: hr@ring.al deri ne daten 15.01.2025.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

 

 

 

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Auditues i Brendshem”

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore

Kontrollon dhe vlereson veprimtarite e njesive te kompanise si dhe punen individuale te punonjesve te shoqerise per te percaktuar perputhshmerine me rregulloret, standardet, procedurat dhe politikat e shoqerise.
Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshëm të shoqërive dhe siguron zgjidhjen e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për Planin Vjetor të Auditit;
Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura;
Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me manualin dhe Proceduren e Auditit;
Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton proceset e auditimit, jep rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me çështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin dhe përmirësimin e procedurave të departamentit te audituar;


Kualifikimet / Kërkesat

Te kete mbaruar arsimin e larte preferohet Fakulteti Ekonomik.
Te kete minimumi 3 vite eksperience pune te ngjashme.
Te jete njohes shume i mire i gjuhes Angleze dhe Italiane.
Te kete aftesi shume te mira komunikimi.
Te jete afte per te punuar ne grup.



Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 31.10.2024.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

Tel. : +355 4 4 540 600

 

“Ring Taxi” kerkon te punesoje: “Shofer Taksie”



Detyrat dhe pergjegjesite:

Drejton dhe mirëmban automjetin e transportit te kompanise duke u kujdesur per sigurinë e personelit, dokumenteve dhe furnizimeve sipas rasteve.
Sigurohet per mirefunksionimin dhe mirembajtjen e automjetit para dhe pas udhëtimeve.
Kryen furnizimin e automjetit me karburant dhe kujdeset që serbatori të jetë gjithmonë në gjendje optimale para udhëtimeve.
Sigurohet që mirëmbajtja e planifikuar e automjetit është e përfunduar dhe e raportuar.
Dokumenton përdorimin e automjetit dhe përgatit raportet e udhëtimeve.
Siguron shërbime tjera që i kërkohen nga drejtues të kompanisë kur nuk janë të angazhuar në shërbimin e transportit.

Kerkesat:

Te kete perfunduar shkollen e mesme.
Minimumi 5 vjet përvojë në drejtim automjeti.
Njohja e gjuhes se huaj Anglisht dhe Italisht është një avantazh.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Fleksibël për të punuar kohë shtesë dhe gjatë fundjavave.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 31.10.2024.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

 

 

 

Qendra Tregëtare Tirana Ring Center kerkon te punësoje: “Banakier/e"

Kriteret:

-Te kete eksperiencë të meparshme pune ;
-Të jetë i/e shkathët, dhe bashkepunues me koleget dhe klientet;
-Të jetë i përkushtuar në punë dhe të kryej me përpikmeri detyrat e caktuara;
-Të jetë i gatshem për të punuar me dy turne;
-Paga e kenaqshme;

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 31.10.2024.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

 

 

 

 

 

 

Tirana Ring Center

Sherbime

Dyqanet
Ushqim & Pije
ATM
Kembimi Valutore
Parkim

Argetim

Lojra
Kinema
Palester
Patinazh
Evente

Rreth Nesh

Zyrat
Harta e Dyqaneve
Shetitje Virtuale
Harta Google
Report/Suggest
 

Kontakt

Email: info@ring.al
Tel: +355 (0)44540600
Address : Street Muhamet Gjollesha
Tirana Ring Center , Tirane ,Albania