Facebook
Twitter
Instagram
Tirana Ring Center- Shoping Mall
  • Home
  • shops
  • about-us
  • Contact us

Dirk Rossmann GmbH, referuar zakonisht si Rossmann, është një nga zinxhirët më të mëdhenj të dyqaneve për kujdesin personal në Evropë me rreth 56,200 punonjës dhe më shumë se 4500 dyqane.Rossmann ndodhet në disa vende: Gjermani, Poloni, Hungari, Republikën Çeke, Turqi, Shqipëri, Kosovë, Spanjë dhe Azerbajxhan.Kompania u themelua në vitin 1972 nga Dirk Rossmann me selinë e saj në Burgwedel afër Hannoverit në Gjermani.Që nga viti 2008, kualiteti Gjerman ndodhet në Shqipëri nën emrin “Rossmann & Lala”.  Kompania tashmë operon nëpërmjet një rrjeti supermarketesh në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Lezhë dhe Korçë.Gama e produkteve përfshin deri në 12,000 artikuj dhe mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së dyqanit dhe vendndodhjes. Përveç mallrave të përkujdesit me fokus në lëkurë, flokë, trup, për fëmijët dhe shëndet, Rossmann ofron gjithashtu artikuj promovues (“Bota dekorative”), ushqim për kafshët shtëpiake dhe një gamë të gjerë ushqimesh Bio dhe pije. Rossmann ka 29 marka private me 4600 produkte (nga 2019). Në 1997, u prezantuan markat e para të veta Babydream, Facelle, Sunozon dhe Winston. Markat më të njohura të Rossmann janë Isana (kujdesi për lëkurën, flokët dhe trupin), Alterra (kozmetikë natyrale), Domol (detergjentë për pastrim dhe larjen e rrobave), Alouette (pemë letre etj).Logoja e kompanisë përbëhet nga simboli i kuq i një centauri të integruar në shkronjën O: një krijesë mitike e bërë nga kali dhe njeriu nga mitologjia greke, që simbolikisht qëndron për “Rossmann” (anglisht: “Horse man”). Markat e vetë kompanisë kanë një simbol të vogël centauri sipër emrit.

  • Home
  • shops
  • about-us
  • Contact us
© 2018 Ring. All rights reserved. By RingCenter